Të dy partitë udhëheqëse në Itali zgjodhën kryeministër teknokrat

Romë, 22 maj 2018 (MIA) - Xhuzepe Konte, profesor i të drejtës private në Universitetin e Firences, pothuajse tërësisht i panjohur për shumicën e italianëve dhe për një pjesë të madhe të qarqeve akademike, do të ketë mision t'i plotësojë 38-të pikat e marrëveshjes qeveritare të lidhur nga të dy forcat politike antisistematike në Itali, shkruan gazeta spanjolle "Pais".
Lëvizja antisistematike italiane "Pesë yjet" dhe ajo djathtiste "Liga" kohë të gjatë shikonin me mospërfillje ndaj idesë që pushteti të shkojë në duart e një teknokrati, në vend se te një politikan i zgjedhur nga populli, shkruan gazeta "Fajnenshëll tajms".
Por, lufta e ashpër për epërsi mes liderëve partiakë me ambiciet për funksionin kryeministror Luixhi di Majo dhe Mateo Salvini i detyruan të zgjedhin variant të tretë për shef të pushtetit ekzekutiv, nënvizon "Figaro" franceze.
Nëse miratohet nga presidenti Serxho Matarella, Konte do të bëhet kryeministri i 65-të në 72 vitet e fundit në vend, ku kryeministrat mbijetojnë mesatarisht nga një vit e dy muaj, potencon "Pais".
Ai do të përfaqësojë Qeveri, e cila premtoi se do të luftojë me BE-në për gjithçka, nga politika ekonomike deri te emigracioni dhe punët e jashtme. Mungesa e përvojës politike dhe lidhjet e dobëta të Kontes me të dy partitë, me siguri do të shkaktojnë çështje rreth asaj se sa do të jetë efikas në funksionin, ndërsa ajo plotësisht do t'i ndërlikojë marrëdhëniet mes Brukselit dhe ekonomisë së tretë sipas madhësisë në eurozonë.
Ditëve të fundit liderët e Pesë yjeve dhe Ligës, Luixhi di Majo dhe Mateo Salvini, përgatitën program të përbashkët qeveritar, i cili ua ktheu shpinën masave të ashpra për kursim dhe "diktateve" të Brukselit, shkruan "Figaro". Ajo i brengos tregjet financiare. Në versionin përfundimtar të programit të paktën nuk figurojnë shkaktarët e shok masave, të cilat u paraqitën në versionet paraprake, duke e përfshirë braktisjen eventuale nga eurozona dhe fshirjen e një pjese të borxhit publik kolosal.
Sipas shtypit italian, Salvini do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Di Majo do të bëhet ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Punës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail