Duma ruse miratoi kundërsanskione ndaj SHBA-së dhe vendeve tjera "armiqësore"

Moskë, 22 maj 2018 (MIA) - Duma shtetërore ruse në lexim të tretë të fundit e miratoi Ligjin për kundërsanksione kundër SHBA-së dhe vendeve tjera, të cilat cilësohen si armiqësore.
Me Ligjin, Qeveria ruse, me vendim të presidentit, merr të drejtë të vendos kundërmasa të ndryshme, të cilat në të njëjtën kohë nuk duhet të vlejnë për mallëra me rëndësi vitale, të cilat nuk prodhohen në Rusi dhe vendet e tjera.
Vendimi për vendosjen e masave mund të miratohet nga presidenti, me propozim të Këshillit të sigurimit të Rusisë.
Në rast të ndërprerjes së rrethanave të cilat ishin shkak për vendosjen e kundërsanksioneve, Qeveria mund t'i heqë masat adekuate.

Në elaborimin qëndron se qëllimi i Ligjit është "mbrojtja e interesave dhe sigurisë së Rusisë, sovranitetit të saj dhe tërësisë territoriale, të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Federatës ruse nga aktivitetet armiqësore të SHBA-së dhe shteteve tjera".
Sipas autorëve të Ligjit, vendosja e "sanksioneve politike ose ekonomike ndaj Federatës ruse, shtetasve rusë ose personave juridike rusë dhe zbatimi i aktiviteteve tjera, paraqet kërcënim për integritetin territorial të Rusisë dhe janë orientuar drejt desatbilizimit ekonomiik dhe politik të Federatës ruse".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail