Gjykata gjermane e refuzoi kërkesën për kthimin e Puxhdemonit në paraburgim

Berlin, 22 maj 2018 (MIA) - Gjykata gjermane sot e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Publike për arrestimin e sërishëm të ish-kryetarit të Qeverisë rajonale katalonase, Karles Puxhdemon, deri në sjelljen e vendimit përfundimtar pas kërkesës për ekstradimin e tij në Spanjë.
Lideri katalonas ishte liruar nga paraburgimi më 6 prill pas vendimit të Gjykatës se nuk mund të dorëzohet për shkak të rebelimit, por Prokuroria në Shlezvig - Holshtajn kërkoi arrestimin e tij të sërishëm, duke theksuar se ka marrë informata të reja nga autoritetet spanjolle për akuzat kundër tij.
Kërkesa e tillë megjithatë ishte refuzuar nga Gjykata.
Zyra e Prokurorisë gjermane sot kumtoi se tashmë është duke i përgatitur dokumentet për ekstradimin e Puxhdemonit në Spanjë.
Puxhdemoni iku në Bruksel në fund të tetorit të vitit të kaluar, pas referendumit për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja dhe vendimit të Parlamentit katalonas për shpalljen e pavarësisë së rajonit.
Më 25 maj, ai ishte arrestuar në Gjermani rrugës nga Finlanda për në Belgjikë, prejse Gjykata e Lartë spanjolle dha urdhërarrestim evropian pas tij nën akuzën për rebelim, nxitje të rebelimit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për momentin, Puxhdemon është në Gjermani, ku është liruar nga paraburgimi me dorëzani prej 75.000 euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail