Kandidati për kryeministër italian akuzohet për falsifikim të biografisë

Romë, 22 maj 2018 (MIA) - Kandidatin të cilin Lëvizja anti-institucionale Pesë yje (M5S) dhe partia populiste e krahut të djathtë Liga e propozuan për kryeministër të ri italian, Xhozele Konte, akuzohet për falsifikimin e biografisë profesionale dhe për ekzagjerimin e arritjeve të tij shkencore.
Dyshimet u shfaqën pasi që ishte vënë nën dyshim arsimi i tij akademik në Universitetin e Nju-Jorkut.
Zëdhënësja e Universitetit në deklaratën për "Nju Jork Tajms" pohon se "person me emër të tillë nuk figuron në asnjë nga regjistrat universitar, as si student e as si ligjërues".
Ajo thekson se është e mundur Konte të ketë ndjekur kurse njëditore ose dyditore në Universitet, pjesëmarrësit e së cilave nuk janë evidentuar në arkiv.
Pretendimet e tilla shkaktuan dyshime edhe në besueshmërinë e pohimeve në biografinë e Kontes se ai ka vizituar më shumë institucione të arsimit të lartë jashtë vendit.
Ndaj këtyre akuzave reagoi Lëvizja M5S e cila deklaroi se Konte "asnjëherë nuk ka thënë se ka kryer kurse konkrete apo se ka fituar titullin magjistër nga Universiteti" në Nju-Jork.
"Konte si çdo njeri i cili merret me shkencë ka shkuar jashtë vendit për të studiuar, për t'i thelluar njohuritë e tij dhe për të përsosur njohjen e drejtë të gjuhës angleze. Shtypi ndërkombëtar dhe italian janë të frustruar nga disa kualifikime për të cilat Konte asnjëherë nuk ka pohuar se i posedon", qëndron në kumtesën e M5S.
M5S dhe Liga dje kërkuan nga presidenti italian, Sergjo Matarela të emërtojë Konten për mandatar për përbërjen e re të Qeverisë së Italisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail