Merkel për vizitë në Kinë

Berlin, 23 maj 2018 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merke do të përpiqet që me vizitën e sotme në Kinë t'i përforcojë marrëdhëniet me eksportuesin botëror për, edhe krahas mosmarrëveshjeve, me forca të përbashkëta ta kundërshtojë SHBA-në kur bëhet fjalë për tregtinë ndërkombëtare dhe Iranin, thekson Hina.
Prioritet i saj do të jetë skicimi i përgjigjes së përbashkët midis Gjermanisë dhe Kinës në kërcënimet e presidentit amerikan Donald Tramp se do të vendosë dogana për çelikun dhe aluminin.
"Dy vendet pajtohen se hapja e tregjeve dhe tregtia e rregulluar botërore janë të nevojshme. Ky është aspekti qendror i udhëtimit", deklaroi zëdhënësja e Merkelit, Martina Fajtc.
Kina është partneri i parë tregtar i Gjermanisë. Por përpjekjet e Gjermanisë për të gjetur qëndrim të përbashkët në lidhje me Trampin u bënë më të ndërlikuara pasi Uashingtoni dhe Pekini kumtuan se kanë arritur marrëveshje për suspendimin e rritjes reciproke të doganave që të mund të negociojnë për zgjidhje përfundimtare dhe të shmangin luftë tregtare, vlerëson Hina.
Për Gjermaninë, kompromisi midis Kinës dhe SHBA-së do të thotë se do të mbetet vetëm në vijën e parë të sulmeve verbale dhe doganore nga Trampi.
Presidenti amerikan mendon se suficiti tregtar gjerman është një kërcënim për vendin e tij dhe e akuzon Gjermaninë se e shfrytëzon SHBA-në sepse nuk ndan mjete të mjaftueshme për mbrojtjen në kuadër të SHBA-së.
Be-ja druan nga marrëveshja midis Pekinit dhe Uashingtonit për kontestet e tyre tregtare, thekson Hina,
"Ekziston rrezik që SHBA-ja dhe Kina të arrijnë marrëveshje në dëm të Evropës nëse Evropa nuk di të tregojë forcë", deklaroi ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Mer.
Uashingtoni nga evropianët kërkon qasje më të mirë në tregjet e tyre dhe pa këtë nga fundi i muajit maj doganat në eksportin e çelikut do të rriten për 25 për qind ndërsa të aluminit për 10 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail