Qeveria franceze urdhëroi dislokim të 2.300 emigrantëve nga Parisi

Paris, 23 maj 2018 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Brendshme Zherar Kolon urdhëroi dislokim të rreth 2.300 emigrantëve të akomoduar në kampet jolegale në Paris.
Në kumtesën e Kabinetit të Kolonit theksohet se ministri e ka urdhëruar policinë "që sa më shpejt që është e mundur të implementojë operacion për evakuim" të emigrantëve, me çka do të përmbusheshin përcaktimet e ligjit të ri të rreptë për emigrantë, por edhe kërkesave të organizatave humanitare për zgjidhjen e problemit afatgjatë me kampet jolegale të emigrantëve.
Bëhet fjalë për kampe me tenda, që në javët e kaluara i vendosën emigrantët përgjatë kanaleve në pjesën lindore dhe verilindore të Parisit.
Vendosja e kampeve shkakton shqetësim rreth higjienës publike, por edhe për shkak të sigurisë, duke pasur parasysh se vetëm nga fillimi i muajit në kanalet kanë humbur jetën dy emigrantë.
Për shkak të problemit me kampet jolegale të emigrantëve, kryetarja e Parisit, An Idallgo i kërkoi ndihmë Qeverisë franceze.
Kolon e kritikoi administratën e qytetit të Parisit duke e kritikuar se refuzon t'i dislokojë emigrantët dhe kërkoi përpilim të një plani afatgjatë për menaxhim me problemin të shkaktuar nga fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve në Paris.
Administrata e Parisit pohon se nga viti 2015, e deri më sot, autoritetet e qytetit kanë zhvendosur rreth 28.000 emigrantë nga kampet jolegale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail