KE-ja propozon buxhet më të madh për zgjerimin e BE-së nga viti 2021

Bruksel, 14 qershor 2018 (MIA) - Komisioni Evropian sot propozoi të rritet buxheti për procesin e zgjerimit të BE-së.
Propozimi është pjesë e planit të përgjithshëm të Komisionit që të rritet buxheti i Unionit për punët e jashtme, duke përfshirë edhe aspektet si ndihma humanitare.
Instrumenti paraqasës, me buxhetin e ri, do të rritej për 13 për qind, në 14,5 miliardë euro për periudhën prej 2021 deri 2027.
Dallimi me instrumentin paraprak është se i riu do të përqëndrohej në prioritetet fundamentale të Unionit, si sundimi i së drejtës, administratës publike dhe reformave ekonomike. Deri tani instrumenti definohej sipas vendeve, e jo sipas prioriteteve.
Qasja e re, vlerëson KE-ja, do të mundësojë monitoring më të mirë ndaj reformave në vendet kandidate.
"Buxheti i rritur dhe i reformuar do të mundësojë të vazhdojmë të punojmë me ato vende të cilat kanë vendosur t'i bashkohen BE-së", deklaroi Johanes Han.
Propozim-buxheti i KE-së njëherë duhet të pranohet nga Parlamenti i BE-së dhe vendeve anëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail