Merkel dëshiron edhe një Samit para 28 qershorit

Bruksel, 17 qershor 2018 (MIA) - Mediat gjermane raportojnë se kancelarja Angela Merkel planifikon të propozojë të mbahet Samit paraprak i BE-së para datës së planifikuar më 28 dhe 29 qershor, për të gjetur zgjidhje për krizën me emigrantët.
Gazeta "Bild" lajmëron se Merkel dëshiron të diskutojë për këtë çështje me vende si Greqia, Italia dhe Austria, por se ende nuk dihet nëse Spanja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkohen. Disa vende anëtare do të dëshironin një nga zgjidhjet të jetë hapja e kampeve për refugjatët në vendet e Ballkanit.
Kancelarja konsideron se duhet të gjendet zgjidhje në nivel evropian, pasi të gjitha përpjekjet deri tani kanë dështuar, ndërsa ajo gjendet në presion në koalicionin e saj. Ministri i saj për Punë të Jashtme, Horst Zehofer, ka pozicion shumë më të fortë ndaj çështjeve me emigrantët. Ai kërcënoi se do ta anashkalojë kancelaren që ta realizojë planin e tij për deportimin e emigrantëve dhe refugjatëve jashtë Gjermanisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail