Merkel nën presion për refugjatët

Vjenë, 18 qershor (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel, nën presion të ministrit të Punëve të Brendshme Horst Zehover dhe kancelarit austriak Sebastian Kurc, e pranoi pjesëmarrjen në Samitin e vendeve të cilat janë më të goditura me valën e emigrantëve.
Sipas gazetës vjeneze "Esterajh", Samiti9 do të mund të mbahej në Vjenë, edhe pse nuk është caktuar kur dhe ku do të organizohet.
Krahas Vjenës, në "lojë" janë edhe Berlini dhe Roma.
Kurc dëshiron tubimi të mbahet në Vjenë, ndërsa në takim pritet të marrin pjesë Austria, Gjermania, Italia, Greqia, Spanja dhe një përfaqësues i Grupit të Vishegradit.
Nga ana tjetër, Merkel dëshiron që azilkërkuesit, të cilët veçmë janë regjistruar në një shtet anëtar të BE-së, të mos vijnë në Gjermani, ndërsa nëse megjithatë vijnë, atëherë duhet të dëbohen në vendin ku janë regjistruar.
Me këtë ajo dëshiron ta parandalojë planin e Zehoverit lidhur me refugjatët nga kufiri.
Kurc të enjten do ta vizitojë Budapestin, ku do të takohet me kryeminsitrin hungarez Viktor Orban me të cilin do të bisedojë për sigurim më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së.
Kurc dëshiron që Orbani, i cili është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të Merkelit të vijë në takimin për emigrantët.
Kurc të premten në Vjenë do ta presë kryetarin e Këshillit të BE-së Donald Tusk, i cili e mbështet politikën ndaj emigrantëve të kancelarit austriak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail