Tusk në turne evropian para Samitit të BE-së

Bruksel, 18 qershor 2018 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Turk, do t'i vizitojë shtetet kyçe në BE në ditët e ardhshme që të tentojë të gjejë kompromis për krizën migruese.
Pas takimit me kryeministrin belg Sharl Mishel, gjatë ditës së sotme, Tusk në periudhën deri më 26 qershor do të niset për në Stokholm, Madrid, Romë, Vjenë, Budapest dhe Berlin, kryeqytetet e shteteve evropiane me pikëpamje diametralisht të kundërta për zgjidhjen politike të krizës migruese, e cila ka kulminuar me anijen Akuarius javën e kaluar.
Anijes i ishte lejuar të lundrojë në Itali, Maltë dhe sipas disa burimeve edhe në Francë, që pastaj të pranohet në Spanjë, ku Qeveria e re socialdemokrate ka qëndrim më të hapur ndaj çështjes migruese.
Përpjekjet që të reformohet politika e azilit dhe ndarja e barabartë e kërkuesve të azilit nëpër BE dështoi në fillim të qershorit kur ministrat e punëve të brendshme të BE-së e hodhën poshtë zgjidhjen kompromise për reformë në Rregulloren e Dublinit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s në Bruksel.
Qeveria e re e Italisë, ku viteve të fundit qindra mijë emigrantë arritën përmes Detit Mesdhe, është koalicion i së djashtes dhe djathtes ekstreme dhe është e vendosur t'i japë fund politikës së "dyerve të hapura" ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.
Gjermania, megjithatë përjeton krizë politike në koalicionin qeveritar për shkak të kësaj çështje, pasi pas krizës në vitin 2015 mbi një milion refugjatë dhe emigrantë ishin të mirëseardhur. Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer është për rregulla të ashpra dhe kufij të mbyllur, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel mundohet edhe më tutje të gjejë kompromis evropian. Nëse nuk arrin ta qetësojë pakënaqësinë në koalicionin e saj, Merkel mund të detyrohet të japë dorëheqje në javët e ardhshme.
Hungaria është kundër çfarëdo lloj ndarjeje të përgjegjësisë, derisa Qeveria e re austriake gjithashtu është për kontroll më të fuqishëm të kufijve të jashtëm të Unionit. Austria e pranoi edhe idenë daneze për hapje të kampeve në vendet e Ballkanit Perëndimor për emigrantë, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar në BE.
Për shkak të përpjekjes së dështuar për kompromis për politikën emigruese evropiane, çështja u dërgohet drejtpërdrejtë liderëve të Unionit për gjetjen e zgjidhjes politike për këtë krizë, e cila e vë në rrezik ekzistimin e vetë Zonës së Shengenit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail