Greqia ka pranuar më së shumti emigrantë në mesin e anëtarëve të BE-së

Romë, 19 qershor 2018 (MIA) - Në pesë muajt e parë të këtij viti në Greqi kanë arritur mbi 19.800 emigrantë, që paraqet numrin më të madh të emigrantëve të pranuar në një vend anëtar të BE-së, lajmëron DPA.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për kontroll të kufijve - Fronteks, numri i tillë i emigrantëve të arritur në Greqi paraqet rritje për 90 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.
Në të njëjtën kohë, në Itali kanë arritur 13.450 emigrantë, që paraqet rritje për 77 për qind në nivel vjetor, ndërsa në Spanjë - 8.200, që është për 59 për qind më shumë në krahasim me periudhën janar - maj të vitit 2017.
Sipas Fronteks, në periudhën e theksuar në të gjitha vendet anëtare të BE-së ishin dorëzuar diçka më shumë se 50.000 kërkesa për azil.
Gjatë vitit të kaluar në Bashkimin Evropian janë dorëzuar 738.470 kërkesa për azil, që paraqet zvogëlim në krahasim me vitin 2016, kur ishin regjistruar 1,3 milionë aplikacione.
Numri më i madh i personave, të cilët kanë kërkuar azil në ndonjë vend anëtar të BE-së kanë origjinë nga Siria, Irani dhe Afganistani.
Kërkesa më të mëdha për azil ishin dorëzuar në Gjermani, ndërsa pastaj vijojnë Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Spanja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail