Junker: KE-ja me propozim për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në shtator

Vjenë, 6 korrik 2018 (MIA) - Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker sot në Vjenë paralajmëroi se trupi ekzekutiv i BE-së në shtator do të prezantojë propozim për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ai, pas bisedës me kancelarin austriak Sebastian Kurc, vendi i të cilit nga 1 korriku kryeson me BE-në, tha se rritja e numrit të pjesëtarëve të Fronteks në 10.000 zyrtarë do të bëhet deri në vitin 2020, ndërsa jo siç ishte planifikuar paraprakisht deri në vitin 2027.
"Ramë dakord Komisioni Evropian në shtator ta publikojë propozimin për mbrojtjen e kufijve të jashtëm", theksoi Junker.
Kryetari i Komisionit Evropian theksoi se me autoritetet austriake është pajtuar për lidhje të ngushtë dhe kontakte të rregullta edhe gjatë verës.
Sa i përket reformave në sistemin evropian për azil (GEAS) dhe mundësitë e marrëveshjes gjatë kryesimit austriak, kancelari Kurc tha se dëshiron të vazhdojë me punën në atë sferë, por me pamje realiste.
Komisioni Evropian para tre viteve propozoi shtatë ndryshime, midis të cilave edhe reforma në Sistemin e Dublinit, nga të cilat pesë janë kontestuese për nga esenca.

Kurc në lidhje me masat të cilat i paralajmëroi Gjermania, tha se ka fituar bindjen se Berlini nuk do t'i kthejë refugjatët në Austri, nëse ai vend nuk është kompetent për ata.
Ai shtoi se Austria nuk është e gatshme për të firmosur marrëveshje në dëm të vendit.
Edhe zëvendëskancelari austriak Hajnc-Kristian Shtrahe porositi se Austria nuk do t'i ndërmerr refugjatët nga Gjermania.
"Ne ia bëmë të qartë ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Zehofer se nuk do t'i pranojmë refugjatët e kthyer", shtoi ai.
Shtrahe tha se në dokumentin e Qeverisë gjermane qëndron se ministri Zehofer duhet të kërkojë marrëveshje me shtetet e tjera të BE-së dhe ai tani duhet të firmos marrëveshje me Italinë dhe Greqinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail