BE dhe NATO do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për bashkëpunim

Bruksel, 9 korrik 2018 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe NATO nesër do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për bashkëpunim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Një ditë para samitit të NATO-s të caktuar për 11 dhe 12 korrik në Bruksel, nesër është caktuar nënshkrimi i deklaratës së përbashkët midis BE-së dhe Aleancës.
Anën evropiane e përfaqësojnë presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk, ndërsa nënshkrimin për NATO-n do të vendosë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.
Kjo deklaratë është udhërrëfyes për bashkëpunim të mëtejshëm.
Sipas deklaratës të Stoltenberg, të dhënë më 25 qershor, mobiliteti ushtarak është fushë kyçe për bashkëpunim midis NATO-s dhe BE-së.
"Duhet të jemi në gjendje të lëvizim me shpejtësi forcat tona nëpër gjithë Evropën, kur është e nevojshme, duke theksuar se NATO ka investuar dy miliardë euro në projekte për mbështetje të mobilitetit ushtarak në katër vitet e fundit.
Bashkëpunimi midis BE-s dhe NATO-s paraqet shtyllë përbërëse e bashkëpunimit të BE-së, ndërsa qëllim i saj është përforcim i sigurisë evropiane dhe mbrojtja, si pjesë e zbatimit të strategjisë globale të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail