Operacioni më i madh policor në Bruksel për shkak të Samitit të NATO-s

Bruksel, 10 korrik 2018 (MIA) - Qytetarët e Brukselit janë mësuar me ardhjen e delegacioneve të larta, sepse selitë e NATO-s dhe BE-së janë në qytet. Por ardhja e presidentit amerikan është gjithmonë sfidë për policinë e Brukselit dhe për qytetarët të cilët ballafaqohen me bllokime në komunikacion.
"Prej sot e deri të premten polica e Brukselit e organizon operacion e saj ndoshta më të madh në vitet e fundit", deklaroi për mediat belge Ilze Van De Kere, zëdhënëse e policisë së Brukselit.
Qëllimi i operacionit është zhvillim i papenguar i samtit të NATO-s dhe mijëra mysafirëve të lartë të saj, shikimi pa pengesa i ndeshjes të gjysmëfinales së futbollit Belgjikë - Francë, por edhe zhvillimi pa pengesa i festës së bashkësisë flamane belge më 11 korrik.
Samiti i NATO-s fillon të mërkurën në mëngjes dhe do të përfundojë të enjten pasdite. Delegacionet e 55 vendeve tashmë pritën të arrijnë në Bruksel.
Stres më i madh për policinë e Brukselit është sigurimi i të gjithë liderëve që arrijnë në qytet por para se gjithash kërkesat që i vendos sigurimi i presidentit amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail