Nesër samit i Trampit dhe Putinit në Helsinki

Helsinki, 15 korrik 2018 (MIA) - Samiti i presidentit amerikan dhe rus Donald Tramp dhe Vlladimir Putin do të mbahet nesër në Pallatin presidencial finlandez.
Ajo është ndërtesë nga shekulli 19, me pamje të Detit Baltik, e cila dikur ishte rezidencë e perandorëve rusë në Finlandë.
Si nikoqir i takimit, presidenti finlandez Sauli Niniste do të ketë takime bilaterale me dy mysafirët. Para samitit, ai zyrtarisht do t'i përshëndet Putinin dhe Trampin.
Bisedat bilaterale midis Trampit dhe Putinit do të mbahen në Sallën gotike të Pallatit presidencial, me ç'rast në Sallën e pasqyrave do të organizohet drekë pune me disa anëtarë të delegacioneve.
Shefat e diplomacive të së dy vendeve, Sergej Lavrov dhe Majk Pompeo, gjithashtu do të kenë takim bilateral.
Është paraparë që në orët e pasdites Tramp dhe Pompeo të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi.
Liderët e të dy super-fuqive në takim do të bisedojnë për shumë tema midis të cilave janë situata në Lindjen e Afërt, Siri, Iran, Ukrainë, kinse përzierja ruse në zgjedhjet në SHBA, si dhe situata në të cilën ndodhen marrëveshjet bërthamore.
Samiti në Helsinki do të ketë takimi i katërt i presidentëve Tramp dhe Putin nga inaugurimi i Trampit në janar të vitit 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail