Putin i falënderoi shërbimet speciale dhe ato të policisë për sigurinë gjatë Kampionatit Botëror

Moskë, 16 korrik 2018 (MIA) - Pothuajse 130 përfaqësues të shërbimeve speciale nga 34 vende të botës kanë marrë pjesë në sigurimin e Kampionatit Botëror në futboll që u mbajt në Rusi.
Këtë e deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në takim me anëtarët e Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në shtabin operativ ndërsektorial për garantim të sigurisë së Botërorit.
Putin i falënderoi bashkëpunëtorët rusë nga shërbimet speciale dhe nga organet për zbatimin e ligjit për punën e kryer, si dhe përfaqësuesit e shërbimeve speciale dhe organeve për zbatimin e ligjit nga vendet e tjera. Ai tha se në punën e përbashkët kanë marrë pjesë 126 përfaqësues të 55 shërbimeve speciale dhe organeve për zbatimin e ligjit prej 34 vendeve.
Putin informon se gjatë Kampionatit Botëror janë parandaluar 25 milionë sulme kibernetike dhe aktivitete të tjera kriminale kundër infrastrukturës informatike lidhur me kampionatin.
Presidenti rus theksoi se gjatë Botërorit nuk ka ndodhur asnjë incident më serioz.
Putin tha se në suaza të përgatitjeve të Kampionatit Botëror janë kontrolluar më shumë se dy milionë njerëz dhe janë kryer më shumë se 400 inspektime në 194 objekte infrastrukturore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail