Rusia paralajmëroi kundërpërgjigje të sanksioneve amerikane

Moskë, 9 gusht 2018 (MIA) - Rusia shqyrton masa me të cilat do t'u kundërpërgjigjet sanksioneve më të reja amerikane, të vendosura dje për shkak të helmimit të ish agjentit të dyfishtë rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julija nga Britania e Madhe, kumtoi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
"Shteti rus do të shqyrtojë miratimin e masave përkatëse pas këtij akti armiqësor të Uashingtonit. SHBA në mënyrë të vetëdijshme e ka zgjedhur rrugën e konfrontimeve për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat praktikisht janë reduktuar në zero", theksoi Zaharova në konferencën për shtyp.
Ajo theksoi se sanksionet amerikane paraqesin tentim të ri për "demonizim" të Rusisë, duke shtuar se megjithatë të gjitha ultimatumet ndaj Moskës janë të kota.

Zaharova sërish i hodhi poshtë pohimet për lidhshmërinë e Rusisë me helmimin e Sergej dhe Julija Skripal, duke theksuar se as Britania e Madhe, as SHBA-ja nuk kanë paraqitur fakte me të cilat do të konfirmonin akuzat për përzirjen ruse në rastin.
Stejt Departamenti mbrëmë kumtoi se SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të "përdorimit të armëve kimike në tentimin për atentat" mbi Skripalin.
Zëdhënësja e Stejt Departamentit, Heder Nojert informoi se sanksionet e reja ndaj Rusisë do të hyjnë në fuqi më 22 gusht.

Skripal dhe vajza e tij Julija më 4 mars ishin gjetur pa vetëdije në qytetin Solzberi të Anglisë dhe disa javë ishin në gjendje kritike. Pas daljes nga spitali ata janë transferuar në lokacion e fshehtë për shkaqe sigurie.
Britania e Madhe e akuzoi Rusinë për sulmin mbi Skripalin dhe vajzës së tij. Moska ka mohuar çfarëdo qoftë përzierje në incidentin që ka sjellë deri në përkeqësimin midis Rusisë dhe Perëndimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail