Këshilli i sigurisë së Rusisë: Sanksionet amerikane janë jolegjitime

Moskë, 10 gusht 2018 (MIA) - Këshilli rus i sigurisë në mbledhjen e saj të sotme vlerësoi se sanksionet e reja të paralajmëruara amerikane ndaj Rusisë janë tërësisht jolegjitime nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Ai theksoi se në seancë, presidenti rus Vladimir Putin dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të sigurisë i kanë shqyrtuar "hapat e mundshme armiqësore të reja të Uashingtonit në formë të kufizimeve tregtare".
Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën kumtoi se SHBA-ja më 22 gusht do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak "të përdorimit të armëve kimike në përpjekjen për atentat" mbi ish-agjentin e dyfishtë rus Sergej Skripal në Britaninë e Madhe.

Burime në Departamentin e Shtetit informuan se sanksionet do t'i përkasin eksportit në Rusi të mallrave amerikane të ndërlidhura me sigurinë nacionale, duke përfshirë edhe teknologji të specializuara të naftës dhe gazit, pajisjet elektronike dhe senzorët. Ndalesa e eksportit do t'i përket "të gjitha kompanive ruse, të mbështetura ose financuara nga shteti".
Kryeministri rus Dmitrij Medvedev sot deklaroi se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë ka mundësi të trajtohen si shpallje e luftës ekonomike, ndaj së cilës duhet të përgjigjet me të gjitha masat ekonomike, politike dhe të tjera.
Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova dje paralajmëroi se Rusia shqyrton masa me të cilat do të përgjigjet ndaj sanksioneve amerikane.
"Shteti rus do ta shqyrtojë miratimin e masave adekuate pas këtij akti armiqësor të Uashingtonit. SHBA-ja me vetëdije e zgjodhi rrugën e konfrontimeve në marrëdhëniet bilaterale, të cilat praktikisht janë sjellë në zero", theksoi Zaharova në pres-konferencë në Moskë.

Ajo përsëri i hodhi poshtë pohimet për lidhjen e Rusisë me helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij Julija, duke theksuar se as Britania e Madhe, e as SHBA-ja nuk kanë dorëzuar dëshmi me të cilat do t'i konfirmonin akuzat për involvimin rus në këtë rast.
"Autoritetet e vendit tonë janë të akuzuar drejtpërdrejtë se e kanë përdorur substancën nervore-paralizuese "Noviçok", edhe pse pala britanike deri më tani nuk mundi të dorëzojë kurrfarë dëshmi për involvimin e Rusisë", theksoi Zaharova, duke shtuar se Moska që nga viti i kaluar i kishte shkatërruar të gjitha rezervat e armëve kimike.
Skripal dhe vajza e tij Julija më 4 mars ishin gjetur pa vetëdije në qytetin anglez Solsberi dhe disa javë ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas daljes nga spitali ata janë vendosur në një lokacion të fshehtë për shkaqe sigurie.
Britania e Madhe e akuzoi Rusinë për sulmin ndaj Skripalit dhe vajzës së tij. Moska mohonte çfarëdo lloj përfshirje në incidentin, gjë që solli deri në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail