Anija "Akuarius" sërish kërkon port për emigrantët

Bruksel, 13 gusht 2018 (MIA) - Anija "Akuarius" e cila të premten shpëtoi emigrantë në Mesdhe, sërish kërkon port të sigurt në Evropë ku do të mund të dërgojë 141 persona që i transporton.
Anija humanitare "Akuarius", e cila u bë simbol për krizën emigruese në qershor i është refuzuar të ankorhet në Itali dhe në Maltë që t'i shkarkojë emigrantët e shpëtuar, sërish u nis në mision për shpëtim dhe kërkon port të sigurt.
Anija kërkon nga shtetet evropiane "urgjentisht të përmendin vendin më të afërt të sigurt, siç parashikon e drejta ndërkombëtare detare". Anija është pjesë e operacionit të përbashkët të Mjekëve pa kufij dhe SOS Mediteran, por tash për tash nuk ka marrë sinjal nga asnjë shtet.
Në qershor anija e cila ka transportuar 630 refugjatë dhe emigrantë, kaloi nëntë ditë në Mesdhe pa i pranuar asnjë shtet, dhe pse Italia dhe Malta ishin portet më të sigurta të afërta. Qeveria e re djathtiste italiane e kundërshton çdo pranim të ri të emigrantëve dhe vendosi që t'i mbyllë rutat detare.
"Akuarius" u pranua përfundimisht në Spanjë, ku Qeveria majtiste e kryeministrit Pedro Sançez, ka qasje shumë më të hapur ndaj çështjeve të emigracionit, por porti spanjoll nuk ishte më i afërti.
Anija u bë simbol edhe për polarizimin e debatit të emigrantëve dhe ndarjes së vendeve anëtare rreth kësaj çështje.
SOS Mediteran dhe Mjekë pa kufij paralajmëruan edhe se nuk do t'i kthejnë emigrantët në Libi, vend i cili nuk konsiderohet i sigurt.
Sipas Amnesti interneshënël, vetëm në qershor dhe korrik rreth 720 persona i kanë humbur jetët në Mesdhe. Në katër vitet e fundit, kjo shifër arrin 15.000, duke përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail