Një ministër norvegjez dha dorëheqje për shkak të udhëtimit privat në Iran

Oslo, 13 gusht 2018 (MIA) - Ministri norvegjez i Peshkimit Per Sandberg sot dha dorëheqje pas kritikave të ashpra se i ka shkelur protokollet e sigurisë me atë që privatisht ka udhëtuar në Iran dhe Kinë, ndërsa për çka nuk e ka njoftuar Qeverinë.
Sanberg (58) nuk i theksoi arsyet se pse prej më parë nuk i ka njoftuar eprorët për këtë udhëtim - pushim në korrik në Iran, ku ka qenë me partneren e tij iraniane, dhe udhëtim në Kinë në maj.
Pas kthimit nga Irani, telefoni i tij zyrtar është lëndë e shërbimit zbulues norvegjez, i cili po kontrollon se nëse është i hakuar, sepse agjencia konsideron se Irani është "vend me rrezik të lartë" kur bëhet fjalë për mbikëqyrje elektronike.
Ministrat kanë për obligim ta njoftojnë kabinetin e kryeministrit për atë se ku udhëtojnë pa marrë parasysh destinacionin, ndërsa, gjithashtu, e kanë të ndaluar përdorimin e telefonit zyrtar në vendet me të cilat Norvegjia nuk ka vendosur bashkëpunim në sferën e sigurisë.
Për ministër të ri të Peshkimit në Qeverinë norvegjeze është emëruar Harald Nesvik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail