Edhe krahas aktvendimit në SHBA, glifosati mbetet i lejuar në BE

Bruksel, 13 gusht 2018 (MIA) - Komisioni Evropian nuk dëshiron të komentojë vendimin gjyqësor në SHBA për glifosatin, ndërsa licenca pesëvjeçare për këtë pesticid të mundshëm kancerogjen mbetet e vlefshme tani për tani.
Të premten, gjykata amerikane kërkoi nga prodhuesi Monsanto t'i paguajë 289 milionë euro dëm fermerit të sëmurë nga kanceri, i cili pohon se ai i është shkaktuar nga përdorimi i herbicideve "Raunal" i cili përmban glifosat.
I pyetur për reagim dhe revidim të mundshëm të legjislacionit për glifosatin në BE, Komisioni Evropian porositi se "nuk komenton vendime gjyqësore" dhe se deri më tani licenca për glifosatin vazhdon të vlejë.
Në dhjetor, pas debateve të ashpra dhe negociatave në Parlamentin Evropian dhe vendet-anëtare, si dhe peticioni i qytetarëve për ndalesë të glifosatin, BE megjithatë e vazhdoi lejen për këtë herbicid, për të cilin ekziston dyshim se shkakton kancer.
Ekstensioni pesëvjeçar i lejes ishte kompromis midis atyre të cilët ishin për dhe atyre të cilët ishin kundër vazhdimit, sepse licencat për herbicidet zakonisht jepen në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Nga 28 vendet-anëtare, 18 votuan për licencën, ndërsa dhjetë kundër, të tjerët ishin të përmbajtur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail