Sanksionet e SHBA-së drejt Rusisë do t'i rrezikojë negociatat me Korenë Veriore

Moskë, 17 gusht 2018 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi se sanksionet më të reja të SHBA-së për kompaninë ruse, e akuzuar se i kishte shkelë restrikcionet ndërkombëtare drejt Koresë Veriore, "janë destruktive dhe të kota dhe se mund t'i përkeqësojnë bisedimet për denuklearizim të Gadishullit Korean".
Ministria amerikane e Financave të mërkurën vendosi sanksione për tre kompani nga Rusia, Kina dhe Singapori me arsyetim se e kishin ndihmuar Korenë Veriore që t'i tejkalojë sanksionet ndërkombëtare.
Sanksione janë vendosur edhe për kompaninë "Profinet Pte Ltd" dhe drejtorit të saj të përgjithshëm Vasilij Aleksandroviq Kollçanov, duke pohuar se firma kishte ofruar shërbime të portit për së paku gjashtë anije të cilat lundronin nën flamurin e Koresë Veriore dhe kishin transportuar naftë.
"Hapi i tillë i SHBA-së mund ta minojë përparimin në bisedimet për programet bërthamore dhe raketore koreanoveriore...SHBA-ja vendosi sanksione në një moment kur janë të nevojshme përpjekje të bashkuara nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa sanksionet amerikane janë destruktive dhe të kota, theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail