Rreth 840 ura në Francë nën rrezik nga rrënimi

Paris, 20 gusht 2018 (MIA) - Rreth 840 ura në Francë janë dëmtuar rëndë dhe u janë ekspozuar rrezikut nga rrënimi në disa vitet në vijim, kumtoi Komisioni qeveritar francez.
Në raportin e publikuar në gazetat lokale, thuhet se nevojitet rregullimi i një të tretës së 12.000 urave në kompetencë të Qeverisë franceze.
Rreth 840 ura, të cilat paraqesin rreth shtatë për qind, u "ekspozohen rrezikut të rrënimit", gjatë viteve në vijim, nëse shpenzimet për mirëmbajtje nuk rriten, thuhet në raport.
Komisioni nuk është marrë me mijëra ura tjera në Francë, për të cilat përgjegjëse janë kompanitë private ose autoritetet lokale.
Qeveria dha raport revizor në korrik, duke i akuzuar autoritetet paraprake për financim të padrejtë dhe joadekuat për rindërtimin e infrastrukturës rrugore, duke shtuar se problemin e ka keqësuar rritja e komunikacionit dhe periudhat më të gjata të kushteve ekstreme të motit.
Ministrja e Transportit, Elizabet Born, javën e kaluar publikoi plan prej mijëra eurove për "shpëtim të rrugëve franceze", duke i përfshirë urat dhe tunelet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail