Mej para samitit në Salzburg: Jemi afër një marrëveshjeje me BE-në për Bregzitin

Londër, 19 shtator 2018 (MIA) - Britania e Madhe dhe BE-ja janë afër një marrëveshjeje për rregullimin e Bregzit, theksoi në një tekst autorial për gazetën gjermane "Velt" kryeministrja britanike Thereza Mej dhe i bëri thirrje KE-së për të avancuar pozicionin para fillimit të sotëm të Samitit joformal të BE-së në qytetin austriak Salzburg.
Mej theksoi se nevojitet që të dyja anët të tregojnë vullnet të mirë me qëllim që të shmanget dalja e parregullt e Britanisë nga blloku evropian në mars të vitit të ardhshëm, për shkak se ekzistojnë qëndrime se mund të shkaktojë probleme ekonomike.
"Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për Bregzit-in, që paraqet bazë esenciale për ndërtimin e një partneriteti në të ardhmen e afërt. Për të arritur një përfundim të suksesshëm dhe pikërisht siç e avancoi pozicionin e vet Mbretëria e Bashkuar, do të duhet që edhe BE-ja të veprojë në të njëjtën mënyrë. Asnjëra palë nuk mund të kërkojë diçka që nuk është e pranueshme për palën tjetër, si kufijtë e jashtëm të doganave mes pjesëve të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar", shkroi kryeministrja britanike.
Në Salzburg sot filloi mbledhja dyditore e liderëve të BE-së, ku do të zhvillohen bisedimet për të cilët ministri britanik për Bregzit-in Dominik Rab tha se do të jenë "kthesë e rëndësishme".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail