Londër: Automobili i godet dy këmbësorë para një xhamie, nuk është terrorizëm

Londër, 19 shtator 2018 (MIA) - Policia britanike kumtoi se incidenti i mbrëmshëm, gjatë të cilit një automobil i goditi dy këmbësorë para një xhamie në pjesën veriperëndimore të Londrës, ndërkaq dy personat e lënduar janë dërguar në spital, nuk është i lidhur me terrorizmin.
Policia kumtoi se ka pasur raportime për atë nëse njerëzit të cilët kanë qenë në automobil, kanë bërë komente islamofobe para se të largohen nga vendi i incidentit.
"Incidenti nuk trajtohet si diçka e lidhur me terrorizmin, por aspekti i goditjes, që i referohet fjalorit urrejtës, detektivët po e hulumtojnë si faktor vështirësues", kumtoi policia londineze.
Në kumtesën paraprake, policia theksoi se "vozitësi nuk është ndalur".
"Vijon kërkimi pas tij. Policët edhe më tej janë të hapur për të gjitha versionet kur është në pyetje shkaku i goditjes", thotë policia.
Sipas thënieve të policisë, besohet se dy personat e hospitalizuar nuk janë në rrezik për jetën.
Policia gjysmë ore pas mesnate ka pranuar thirrje për incidentin në kuartin londinez Brent.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail