Makron e prolongon rikonstruimin e Qeverisë

Paris, 10 tetor 2018 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot e shtyu rikonstruimin e Qeverisë, duke ngritur çështje të reja për përvojën politike të partisë në pushtet dhe për mundësinë e vet për ta ruajtur administratën e tij pas disa dorëheqjeve të parashtruara.
Makron dhe kryeministri Eduar Filip tashmë një javë po e shqyrtojnë mundësinë për rikonstruimin e Qeverisë, duke pasur parasysh atë që nga fundi i gushtit tre ministra parashtruan dorëheqje.
"Presidenti dëshiron kohë të domosdoshme me qëllim që në mënyrë të qetë dhe profesionale ta përpilojë ekipin", kumtuan nga Pallati i Eliseut.
Ministrat pritën rikonstruim të Qeverisë sot, por Pallati i Eliseut kumtoi se kjo nuk do të ndodhë përderisa Makron nuk kthehet nga vizita në Armeni, të premten.
Popullariteti i Makronit disa muajve të fundit është nën 30 për qind, sepse sipas votuesve, Makron është "lider i frustruar, i cili shpesh herë është arrogant dhe vazhdon politikën e cila sjellë përfitime për të pasurit".
Kundërshtarët vlerësojnë se rikonstruimi është "tragji-komedi" e cila tregon mungesë të prëvojës politike në partinë në pushtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail