Frans Timermans do të kandidohet për kryetar të Komisionit Evropian

Bruksel, 10 tetor 2018 (MIA) - Nënkryetari i tanishëm i Komisionit Evropian nga radhët e socialdemokratëve holandez pasdite zyrtarisht do të njoftojë për kandidimin e tij për kryetar të Komisionit Evropian, raportuan mediat.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Timermans tashmë e ka përkrahjen e shumicës të socialdemokratëve evropianë, midis të cilëve edhe gjermanët, që të jetë i ardhshmi "shpicenkandidat" i këtij grupi politik në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në vitin 2019.
"Shpicenkandidatë" janë anëtarët e parë të listave zgjedhore dhe teorikisht fituesi i zgjedhjeve duhet të nominohet, ndërsa më pas të konfirmohet nga ana e Parlamentit Evropian për kryetar të Komisionit Evropian. Kandidati më pas duhet të miratohet edhe nga vendet anëtare të BE-së.
Pasdite nga Holanda pritet që Timermans të njoftojë se ka fituar përkrahje nga numri i mjaftueshëm i partive për t'u kandiduar. Për tu nominuar një kandidat, duhet të ketë përkrahjen nga partia e tij edhe nga tetë parti të tjera evropiane nga familja e njëjtë politike.
Timermans aktualisht është eurokomisar i angazhuar për sundimin e ligjit dhe të drejtat fundamentale në BE. Ai është iniciator i procedurave kundërvajtëse kundër Hungarisë dhe Polonisë, vende ku Komisioni Evropian vlerëson se është vënë në rrezik sundimi i së drejtës dhe se shkelet e drejta e BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail