Hant: Akoma pa marrëveshje përfundimtare për Bregzitin

Luksemburg, 15 tetor 2018 (MIA) - Sekretari i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Xheremi Hant deklaroi se edhe më tej ka çështje të hapura rreth marrëveshjes për Bregzit. Megjithatë, ai vlerësoi se me vullnet të mirë është e mundur të arrihet një marrëveshje që do 'i kënaqë të gjitha palët.
Hant, gjatë ardhjes në mbledhjen e sotme të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg, vlerësoi se edhe më tej ekzistojnë çështje të komplikuara të cilat duhet të tejkalohen me qëllim që të arrihet marrëveshje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
"Kjo është një periudhë e vështirë, por nuk do të harrojmë se tashmë është bërë një progres i madh. Ekzistojnë një apo dy çështje të hapura dhe shpresoj se do të arrihet marrëveshje. A do të jetë këtë javë apo jo - atë askush nuk e di, por të gjithë përpiqen", tha Hant.
Ai britanikët i porositi se kryeministrja Thereza Mej nuk do të nënshkruaj marrëveshje për Bregzit e cila nuk është në përputhje me rezultatet e referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe shtoi se beson se në atë bazë do të mundësohet një marrëveshje e cika do t'i kënaqë edhe BE-në edhe anëtaret e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail