BE-ja miratoi regjim të ri të sanksioneve kundër përdorimit të armëve kimike

Luksemburg, 15 tetor 2018 (MIA) - Këshilli i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg sot e miratoi regjimin e ri të sanksioneve për parandalimin e përdorimit të armëve kimike, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Prej tani BE-ja do ketë mundësi të vendosë sanksione ndaj personave dhe etniteteve të involvuara në zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike, pa dallim të kombësisë së tyre apo lokacionit.
Sanksionet do të mund t'u dedikohen edhe atyre të cilët japin mbështetje financiare, teknike dhe materiale apo atyre të cilët inkurajojnë, asistojnë apo janë të ndërlidhur me zhvillimin e armëve të tilla, kumtoi sot Këshilli.
Sanksionet do të përbëhen nga ndalesa për udhëtim në BE dhe ngrirjen e pronës për personat dhe etntitetet.
Me këtë BE-ja përgjigjet në përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të armëve kimike në BE dhe jashtë saj, si në Solsberi apo Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail