Putin: Sulmi i Krimesë është rezultat i onlajn globalizimit

Soçi, 18 tetor 2018 (MIA) - Tragjedia në Kolexhin politeknik në qytetin Kerç të Krimesë, mes tjerash, është rezultat i globalizimit përmes rrjeteve sociale dhe internetit, me përmbajtje shumë të dëmshme për të rinjtë, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin, një ditë pas sulmit me ç'rast jetën e humbën 21 persona, ndërsa 44 janë lënduar.
"Tragjedia e djeshme duket se është rezultat i globalizimit, mes tjerash, sado e çuditshme që të duket kjo. Në rrjetet sociale dhe në internet shikojmë se si atje formojnë bashkësi. U fillua me ngjarjet tragjike mirë të njohura nëpër shkollat në SHBA", theksoi Putin.
Ndërkohë, autoritetet e Krimesë e shqyrtojnë mundësinë se sulmuesi ka pasur bashkënxënës.
Edhe pse fillimisht është publikuar se 18-vjeçari Vlladisllav Roslakov vetë e ka kryer sulmin, autoritetet besojnë se dikush i ka ndihmuar në përgatitje.
Roslakov dje hyri në kolexh dhe filloi të gjuajë drejt të pranishmëve, ndërsa pastaj është vetëvrarë. Rasti po zhvillohet si vrasje masive, e jo terrorizëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail