Putin: Në rast të luftës bërthamore rusët do të shkojnë në parajsë

Soçi, 18 tetor 2018 (MIA) - Rusët do të shkojnë në parajsë në rast të luftës bërthamore, duke u mbrojtur me vendosmëri, theksoi presidenti rus Vlladimir Putin, por tha se secili agresor i cili ka përdorur armë bërthamore kundër vendit të tij do të shkatërrohet.
"Agresori duhet të kuptojë se dënimi do të jetë i paevitueshëm dhe se do të shkatërrohet. Ndërsa ne, si viktimë të agresionit, si martirë, do të jemi në parajsë. Ndërsa ata, ata thjeshtë do të vdesin, madje nuk do të kenë kohë të pendohen", deklaroi Putin në Forumin e klubit "Valdaj" në Soçi.
"Nëse vjen deri në luftë bërthamore, Rusia nuk mund të jetë iniciator i një fatkeqësie të tillë, për shkak se ne nuk kemi koncept për goditje parandaluese", theksoi presidenti rus. Ai shtoi se në një situatë të ngjashme Moska do të presë të bindet se është objekt i një sulmi bërthamor, por e para nuk do të përdorë armë të këtilla.
Rusia konsideron se doktrina e re bërthamore e SHBA-së, e miratuar në fillim të këtij viti, është luftarake dhe anti-ruse. Në vitin 2016 Putini urdhëroi përforcim i forcave bërthamore ruse dhe modernizim të armatimit si përgjigje ndaj përforcimit të pjesëmarrjes ushtarake të NATO-s përgjatë kufijve të Rusisë, që Moska e përjeton si kanosje, transmeton BTA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail