Demokristianët gjermanë zgjedhin trashëgimtar të Merkelit

Berlin, 7 dhjetor 2018 (MIA) – Në Hamburg sot fillon Konferenca dyditore e Unionit Kristian Demokratik (CDU) në të cilën duhet të zgjedhet trashëgimtari i kancelares Agela Merkel në vendin lider i partisë.

Gjithsej 1.001 delegatë në Konferencë do ta zgjedhin kryetarin e ri të CDU mes 12 kandidatëve, por lufta kryesore pritet të jetë mes tre prej tyre – sekretares aktuale të partisë Anegret Kramp Karenbauer, ish-koordinatorit të grupit të deputetëve të demokristianëve në Bundestag, Fridrig Merc dhe ministrit të Shëndetësisë, Jens Span.

Kramp Karenbauer, e cila në opinion njihet nën nofkën AKK, është bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe ish-kryeministrit të krahinës federale Sarland.

Për dallim nga Kramp Karenbauer, e cila është pjesë e rrethit më të ngushtë të Merkelit, kandidati i dytë udhëheqës për pozicionin e liderit, 63-vjeçari Fridrih Merc është i kthyer në politikën gjermane pas më shumë se një dekade të kaluar jashtë jetës politike.

Merc, i cili ka qenë koordinator i grupit të deputetëve CDU në Budestag nga viti 2000 deri në vitin 2002, nga ky pozicion është ndërruar pikërisht nga Merkeli, për shkak të së cilës konsiderohet se tek ai ekziston mosdurimi ndaj kancelares aktuale.

Edhe pse nuk ka përvojë të madhe në “politikën e lartë”, ai ka lidhje të mira në qarqet e biznesit në Gjermani, por edhe në vetë majen e CDU-së, kështu që nuk befason që kandidaturën e tij e mbështesin disa anëtarë eminentë partiakë.

Më i riu nga tre kandidatët kryesorë për lider të ri të CDU-së është 38 vjeçari, ministër i Shëndetësisë, Span, një nga kritikët më të theksuar të Merkelit.

Ai e ka mbështetjen e krahut të djathtë të CDU-së, por me përfshirjen e Mercit në garën zgjedhore një pjesë e demokristianëve të djathtë u orientuan drejt tij, me çka Span, sipas shumë analistëve mbetet autsajder në garën për lider partiak.

Span, theksin e veçantë në fushatën e tij e ka vendosur në emigracionin dhe sigurinë.

CDU, e cila është formuar në vitin 1945 vlen si një partitë më të suksesshme në Evropë, e cila dominon në skenën politike në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore në shtatë dekadat e fundit, ajo ka qenë në pushtet 49 vite. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail