Lideres së Mianmarit do t’i merret çmimi për të drejtat e njeriut për shkak të krizës me rohinxhët

Seul, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Njëra prej organizatave më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Korenë Jugore, kumtoi se do t’ia marrë çmimin, lideres së Mianmarit, Aung San Su Çi, që iu dha në vitin 2004, për shkak të “indiferencës” së saj ndaj krizës me komunitetin mysliman rohinxhët.

Në atë kohë, Aung San Su Çi ishte disident dhe personalisht nuk ka mundur ta pranojë çmimin për të drejtat e njeriut “Kvanxhu” sepse ishte në arrest shtëpiak, të caktuar nga ana e juntës ushtarake.

Më vonë, partia e saj erdhi në pushtet dhe ajo u bë lidere e Mjanmarit. Tani është kritikuar për shkak të asaj që refuzon ta dënojë dhunën kundër rohinxhëve.

Nga viti 2017 më shumë se 720.000 rohinxhë myslimanë kanë ikur nga Mjanmari për shkak të sulmeve nga policitë ushtarake dhe budistike. Kombet e Bashkuara atë krizë e karakterizuan si gjenocid.

“Indiferenca e saj ndaj sulmeve me të cilat përballen rohinxhët është në kundërshtim me vlerat për të cilat jepet ky çmim, në[ kundërshtim me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, deklaroi zëdhënësi i Fondacionit të memorialit nga 18 maji.

Prandaj, këshilli drejtues i organizatës vendosi t’ia marrë çmimin Aung San Su Çi, theksohet në kumtesën e Fondacionit.

Fondacioni është themeluar në vitin 1994 në shenjë të përkujtimit të Kryengritjes demokratike në Kvanxhu në vitin 1980 kundër diktaturës së atëhershme ushtarake nga ushtria koreanojugore. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail