BE: Ulja e emisioneve të CO2 nga makinat për 37,5 për qind deri në vitin 2030

Bruksel, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Negociatorët e vendeve të BE-së dhe Parlamentit Evropian, janë dakorduar deri në vitin 2030 t’i ulin emisionet e dioksid karbonit të makinave të reja për 37,5 për qind, kumtoi mbrëmë Komisioni Evropian.

ky kompromis politik, i cili duhet edhe të marrë konfirmim zyrtar nga ministrat e BE-së dhe të Parlamentit Evropian, që duhet të mbajë seancë plenare, vjen dy ditë pas përfundimit të CIP 24 në Poloni, ku bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të dakordohet për ambiciet e reja në luftën kundër ndryshimeve kimatike.

Marrëveshja e Brukselit është në gjysmë rruge midis qëndrimit të vendeve anëtare, të cilët janë konservatorë, edhe Parlamenti. Krahas kësaj është më e rreptë nga propozimi i KE-së.

me muaj 28 anëtaret e Unionit janë të ndara lidhur me çështjen për uljen e emisioneve të COP 2 nga automjetet, si dhe pjesë e strategjisë për uljen e gazrave të dëmshëm me efekt të kopshtit të qelqtë për gjithsej 40 për qind deri në vitin 2030.

Gjermania, me sektor më të madh të makinave në BE e vlerë prej rreth 423 miliardë euro paralajmëroi në qëllime të vështira, ndërsa orientimi ndaj më shumë makinave elektronike do të mund ta dëmtojë industrinë gjermane.

Përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare të BE-së përfundimisht dje, pas nëntë orëve bisedimesh, kanë arritur kompromis për uljen e dioksid karbonit nga makinat e reja për 37,5 për qind, ndërsa nga furgonat për 31 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 2021.

Është dakorduar edhe qëllim i përkohshëm prej 15 për qind për të dyja kategoritë e makinave deri në vitin 2015.

“Ky është një sinjal i rëndësishëm në luftën tonë kundër ndryshimeve klimatike”, deklaroi ministrja austriake për Qëndrueshmëri dhe Turizëm Elizabet Koestinger, vendi i së cilës kryeson me BE-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail