Moska është duke menduar të dalë prej Këshillit të Evropës

Moskë, 22 janar 2019 (MIA) – Rusia është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme për marrëdhëniet e mëtejme me Këshillin e Evropës (KE) duke e përfshirë edhe daljen prej organizatës, nëse nuk ndalon diskriminimi i delegacionit rus në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së (APKE), deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko.

“Diskriminimi me motive politike është i papranueshëm për ne”, tha ai, duke shfaqur shpresë se në fund “tek kundërshtarët e Rusisë do të mbizotërojë mendja e shëndoshë”.

“Topi është tek ata të cilët vendosën ta përjashtojnë delegacionin rus: ata duhet ta analizojnë këtë vendim, nëse, normalisht, udhëhiqen prej interesave të thella për ruajtjen e funksionalitetit të organizatës”, theksoi Grushko.

“Duke e pasur parasysh atë se siç duket nuk ka konsensus apo ka shumicë në dobi të kthimit të të gjitha të drejtave të delegacionit tonë, nuk ka kuptim të kërkojnë konfirmim për akreditimet e Federatës ruse në këtë organizatë”, tha diplomati rus.

Sipas tij, do të ishte më lehtë nëse APKE u dërgon ftesë deputetëve rusë në të cilën thuhet se “ky regjim diskriminator mbetet e kaluar”, ndërsa që më pas ajo të shqyrtohet. Megjithatë, theksoi ai deri më sot nuk ka paralajmërime të tilla.

“Duke i pasur parasysh ngjarjet të cilat qëndrojnë në Këshillin e Evropës, mendoj në procesin e emërimit të gjykatësve të rinj apo për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj në një apo në ndonjë funksion tjetër, është e qartë se kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, theksoi Gushko dhe shtoi se Këshilli i Evropës duhet ta definojë qëndrimin e tij më së voni deri në sesionin e qershorit kur duhet të zgjidhet sekretar i përgjithshëm.

Delegacionit rus në APKE në prill të vitit 2014 iu mor e drejta e votimit për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe anketimit të Krimesë. Si përgjigje ndaj këtyre veprimeve, Rusia refuzoi të punojë në kushte të tilla, ndërsa më vonë refuzoi edhe të dërgojë kërkesa vjetore për konfirmimin e akreditiveve të veta.

Në tetor të vitit të kaluar sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Turbjorn Jagland deklaroi se të drejtat e përfaqësuesve të Rusisë në organet kushtetuese të Këshillit të Evropës (Komitetin e ministrave dhe APKE) mund të pezullohen në qershor të vitit 2019 për shkak të mospagesë së taksave të anëtarësisë. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail