Me Bregzit pa marrëveshje në Gjermani 100.000 njerëz mund të mbeten pa punë

Berlin, 11 shkurt 2019 (MIA) – Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të mund t’i kushtojë Gjermanisë 100.000 vende pune, tregon hulumtimi më i ri i publikuar në “Vellt am Zontag”.

“Në asnjë vend tjetër efekti i punësimit të përgjithshëm nuk është ashtu i madh siç është në Gjermani”, theksoi njëri prej autorëve të hulumtimit Oliver Holtemoeler.

Ai shtoi se në hulumtim janë përfshirë vetëm ato rreziqe për humbjen e vendeve të punës, që janë rezultat për rënien e eksportit për shkak të doganave të reja të importit në Britaninë e Madhe në rastin e Bregzitit të parregulluar, ndërsa nuk janë marrë parasysh rreziqet sipas tregut të punës për shkak të humbjes së interesit të investimit.

Me siguri industria e automobilave në Gjermani do të jetë më e goditur me zvogëlimin e eksportit në rastin e Bergzitit të parregulluar. Në lidhje me numrin e të punësuarve më të goditura do të ishin fabrikat Folsfagen në Vollfsburg dhe BE-Em-Ev në Bavari respektivisht rreth 800 persona do të mund ta humbin vendin e punës.

Sipas hulumtimeve, 612.000 njerëz në mbarë botën do të mund ta humbin punën në rast të Bregzitit pa marrëveshje. aa/mp/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail