Hant: Britania e Madhe dëshiron të evitojë Brekzit pa marrëveshje

TOkio, 15 prill 2019 (MIA) – Qeveria në Londër është e vendosur në qëndrimin e saj për të evituar largim të Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, deklaroi në Tokio shefi i diplomacisë britanike, Xheremi Hant.

“Jemi të vetëdijshëm se Japonia ka investime të shumta që punësojnë qindra mijëra njerëz në Britani të Madhe. Ne dëshirojmë që ai bashkëpunim i fuqishëm të vazhdojë”, deklaroi Hant në takim me kryeministrin Shinxo Abe.

Japonia është një nga investuesit më të mëdhenj të huaj në Britani të Madhe, ku ndërmarrjet japoneze prodhojnë automjete dhe mallra të tjera për konsum të gjerë, sepse vendin e konsiderojnë si derë për hyrje në tregun e BE-së.

Me daljen e mundshme të Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje dhe marrëdhënie të ardhshme të pazgjidhura tregtare me Unionin, vendi do ta humbë pozitën e tashme, që në Londër shkakton druajtje nga tërheqja e mundshme e investimeve japoneze dhe transferimin e tyre në vende të tjera evropiane.

Gjatë qëndrimit në Japoni, Hant e vizitoi edhe kompaninë “Tojota Motor”, e cila në bashkëpunim me “Suzuki”, planifikon të fillojë me prodhimin e modelit të ri të automobilit në fabrikat në Britani të Madhe. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail