Kramp Karenbauer është ministrja e re e Mbrojtjes të Gjermanisë

Berlin, 17 korrik 2019 (MIA) – Pasardhësja e Angela Merkel në vendin e lideress së Unionit demo-kristijan (CDU), Anegret Kramp Karenbauer do ta marrë funksionin e ministres së Mbrojtjes nga Ursulla don der Lajen, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Shtefan Zajbert.

Ursulla don der Lajen, e cila dje u zgjodh për kryetare të re të Komisionit Evropian, sot do të japë dorëheqje nga funksioni i ministres së Mbrojtjes.

Përzgjedhja e Kramp Karenbauer për ministre të Mbrojtjes është befasi për shumicën në Berlin, ku është pritur në këtë vend të vijë ministri i Shëndetësisë, Jens Shpan.

Kramp Karenbauer, të cilën shumica e shohin si kandidate të përgjithshme për ta trashëguar kancelaren Merkel, për momentin nuk ka resor në Qeveri, për shkak se kritikët ishin kundër ardhjes së saj në vendin e kancelares. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail