Këshilli Evropian emëroi Zhozep Borelin për shef të diplomacisë evropiane

Bruksel, 6 gusht 2019 (MIA) – Këshilli Evropian e ka emëruar ministrin për Punë të Jashtme të Spanjës Zhozep Borel për shef të ri të diplomacisë evropiane.

Mediat evropiane transmetojnë se anëtarët e BE-së edhe zyrtarisht e kanë emëruar Borelin për trashëgimtar të Federika Mogerinit në funksionin përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Borel detyrën do ta merr në fund të tetorit, thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian.

Këshilli e ka emëruar Borelin pas miratimit të kryetares së sapoemëruar të KE-së, Ursula fon der Lajen.

Që të sigurojë mandatin deri në fund të tetorit 2024, zgjedhja tani duhet të vërtetohet edhe nga ana e Parlamentit Evropian bashkë me anëtarë tjerë të KE-së, pohojnë mediat.

Socialisti spanjoll 72 vjeçar deri tani ka qenë shef i diplomacisë spanjolle në qeverinë e Pedro Sançezit.

Borel në politikën spanjolle është nga viti 1970. Nga viti 2004 deri 2007 ai ka qenë kryetar i Parlamentit Evropian. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail