Gjermania do të testojë njohjen e gjuhës edhe në çerdhe

Berlin, 13 janar 2020 (MIA) – Duke reaguar në sukseset e dobët të nxënësve gjermanë në hulumtimin ndërkombëtar PISA, ministrja gjermane e Arsimit, Anja Karliçe (CDU), apeloi për teste për aftësi për gjuhën gjermane edhe për fëmijët në çerdhe, njofton Velti gjerman.

“Ajo çka na duhet është kultura e re e leximit dhe mbështetje e përgjithshme për mësimin e gjuhës”, tha Karliçek, në intervistë për “Velt”.

Ministrja e Arsimit e Gjermanisë, angazhohet që të testohet niveli i njohjes së gjuhës gjermane te fëmijët në çerdhe që të mund në kohë të merren masa të caktuara.

“Ata teste më pas do të përsëritën me fillimin në shkollë. Në fund edhe pse tingëllon demode, ndihmon vetëm: ushtrime, ushtrime dhe ushtrime”, tha Karliçek, e cila theksoi se 20 për qind e të intervistuarave nga mosha 15 vjeçare nuk kanë qenë në gjendje në tërësi të kuptojnë leximin e një teksti.

Ajo shtoi se Gjermania, nuk ka “nisur aq keq” në anketat për arsimin të realizuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), por duke e pasur parasysh rolin e Gjermanisë, si industri udhëheqëse dhe fuqi inovative, patjetër ta përmirësohet këtë çështje.

“Patjetër të arrijmë deri në maje, në jo në nivel botëror, atëherë në nivel evropian”, tha ministrja Karliçek.

Sipas rezultateve nga testi PISA, çdo i dyti nxënës në Gjermani lexon “vetëm nëse duhet”. Ndërsa, një e treta e nxënësve vlerësojnë se leximi është i padobishëm. oxh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail