Gjermani/Kovid-19: Rajna Veriore-Vestfalija para kolapsit të sistemit shëndetësor

Berlin, 27 mars 2020 (MIA) – Provinca gjermane Rajna Veriore-Vestfalija paralajmëroi se sistemi i saj shëndetësor do të përballet me kolaps nëse nuk i dorëzohet pajisje mbrojtëse mjekësore.

Në një dokument intern nga Shtabi i krizës së krahinës, të cilin e publikoi gazeta “Bild” tregohet se në afat të shkurtër kërcënohet kolaps në infrastrukturën sistematike-kritike, nëse edhe më tej nuk dorëzohet pajisje mbrojtëse që mungon.

“Të gjitha qytetet dhe qarqet paraqesin probleme me furnizimin e pajisjes dhe mjeteve mbrojtëse për dezinfektim”, thuhet në dokument.

Përveç mjekëve dhe klinikave, Ndihma e parë dhe institucionet për kujdes të qytetarëve , gjithashtu, janë të prekura nga mungesa e pajisjes mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë i kësaj krahine gjermane, Karl-Jozef Lauman, sqaroi se pajisja mbrojtëse është porositur në sasi të konsiderueshme, por se është vështirësuar prodhimtaria dhe dërgesa.

Rajna Veriore-Vestfalia është vatra më e madhe e infektimit nga virusi në Gjermani. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail