Gjermania e mori kryesimin me BE-në nga Kroacia

Berlin, 1 korrik 2020 (MIA) – Në gjashtë muajt e ardhshëm të kryesimit të Gjermanisë me Bashkimin Evropian fillimisht përkushtim do t’i jepet luftës kundër pandemisë me Kovid-19 dhe pasojave të saj.

Si prioritet i dytë theksohen bisedimet për Bregzitin, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Mes prioriteteve të Berlinit në gjysmën e dytë të vitit theksohen edhe arritja e marrëveshjes për emigracion, ligji për klima dhe Konferenca për ardhmërinë e Evropës.

Edhe pse është planifikuar që Ballkani perëndimor të jetë në fokus të kryesimit gjerman me Unionin, pandemia i ndryshoi planet. Por, Berlini tregon interes për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Gjatë përgatitjeve për kryesimin me Këshillin e BE-së nga Berlini u paralajmërua se fokusi gjerman do të jetë në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e tij, por për shkak të pandemisë janë vendosur “prioritete të reja”, ndërsa gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë joformale e morën emrin “korona kryesim”. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail