Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Moskë, 23 shtator 2020 (MIA) – Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund të përforcojë ekonominë botërore të goditur nga koronavirusi dhe të krijojë vende të reja pune.

Në fjalimin e emituar në fillim të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit për shkak të pandemisë po mbahet në mënyrë virtuale, ai theksoi nevojën për bashkëpunim shumëpalësh kundër sëmundjes, që ka goditur tërë botën.

Në fjalimin e tij, deri diku të pazakontë për liderin rus, i cili shpesh flet ashpër, Putini, në takim me rastin e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, tha se vendet duhet të punojnë më mirë së bashku në luftën kundër viruseve dhe problemeve të tjera globale.

“Liberalizimi i tregtisë botërore nga barrierat, ndalesat, kufizimet dhe sanksionet jolegjitime do të jetë ndihmë e madhe në jetësimin e rritjes globale dhe uljen e papunësisë”, tha ai.

Putini, për vite me rradhë ka insistuar për heqjen e sanksioneve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian kundër Moskës për aneksimin e Krimesë ukrainase në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016 dhe aktivitete të tjera. Moska e konsideron aneksimin e Krimesë legjitime dhe mohon ndërhyrjen në zgjedhjet, me të cilin Donald Tramp u bë president i SHBA-së.

Putini i paralajmëroi vendet e tjera të mos “ndërhyjnë” në punët e brendshme dhe tha se “siguria kibernetike meriton gjithashtu konsideratën më serioze në Kombet e Bashkuara”, duke mos i përmendur “trolls” dhe “hakerat” rusë të akuzuar për manipulimin e opinionit publik amerikan në vitin 2016.Ai disa herë e theksoi kontributin e Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore – konflikti që lindi Kombet e Bashkuara. Pavarësisht thirrjeve për reformë të thellë në Kombet e Bashkuara, Putini tha se pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurisë, duhet të mbajnë fuqinë e vetos duke shtuar se liderët e tyre kishin rënë dakord të takohen kur t’u lejojë pandemia. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail