Liderët e BE-së në samit onlajn, do të bisedohet edhe për “Kovid pasaporta”

Bruksel, 21 janar 2021 (MIA) – Liderët e BE-së në samitin e sotëm onlajn do të bisedojnë për gjendjen epidemiologjike në Evropë dhe harmonizimin e masave për luftë kundër pandemisë, ndërsa një nga temat mund të jetë idea e kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis të vendosen “Kovid pasaporta” për të cilat anëtarët e BE-së kanë qëndrime të ndryshme.

Në letrën drejtuar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Micotakis propozoi certifikatat për vaksinim t’i përdorin persona të cilët udhëtojnë.

“Edhe pse nuk duam që vaksinimi të jetë i detyrueshëm ose parakusht për udhëtim, personat të cilët janë vaksinuar duhet të kenë liri për të udhëtuar”, tha kryeministri grek.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen tha se kjo mund të zgjidhet me kombinimin e certifikatave për vaksinim dhe testeve PCR negativ për ata të cilët nuk janë vaksinuar.

Presidenti rumun Klaus Joanis e hodhi poshtë propozimin e Micotakis, duke thënë “se nuk është mirë të ndahet Evropa në dy pjesë”.

Në takimin e sotëm, krahas Joanis, pritet edhe disa liderë të tjerë të BE-së të shprehin mospajtim për propozimin e tillë.

Propozimi për të vendosur certifikata për vaksinim nuk është i ri për Komisionin Evropian, i cili e shqyrton që nga fazat e hershme të pandemisë. Kjo ide tashmë ishte përmendur në Strategjinë për vaksinim të BE-së në dhjetor si mënyrë për ndjekje më të mirë të normave të vaksinimit në gjithë Evropën.

Sipas “Eurakti”, Komisioni punon në udhëzime për certifikata për vaksinim dhe veçanërisht në “pajtueshmërinë” e tyre në mënyrë që ato të mund të përdoren dhe të njihen në të gjithë bllokun.

Qipro ishte anëtari i parë i BE-së që filloi me lobimin në dhjetor për heqjen e kufizimeve për hyrje në vend, siç është testi ose karantina, për udhëtarë të cilët janë vaksinuar kundër Kovid-19.

Disa vende të tjera, të tilla si Danimarka, kanë publikuar se synojnë të punojnë në “pasaportë për vaksina”. Në të njëjtën kohë, Franca, e cila ka shumë skeptikë në lidhje me vaksinën, e ka hedhur poshtë këtë ide. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail