La Stampa: BE nuk do t’i vazhdojë marrëveshjet për vaksinat me Xhonson dhe Xhonson dhe me Astra Zeneka

Bruksel, 14 prill 2021 (MIA) – Komisioni Evropian ka vendosur të mos i rinovojë kontratat për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 me me Xhonson dhe Xhonson dhe me Astra Zeneka, publikoi sot gazeta La Stampa, duke cituar një burim të paemëruar nga Ministria italiane e Shëndetit.

“KE, në marrëveshje me liderët e shumë vendeve të Bashkimit Evropian, ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina të koronavirusit, të cilat janë të vlefshme për vitin aktual, të mos rinovohen pas skadimit të tyre,” thekson La Stampa.

Gazeta shton se Brukseli do të përqendrohet në vaksinat kundër Kovid-19 duke përdorur teknologjinë ARN, të tilla si ato të Fajzer-Bionteh dhe Moderna.

Informacione të ngjashme javën e kaluar publikoi edhe gazeta gjermane Di Velt.

KE, ndërkohë, ka kërkuar sqarime nga Xhonson dhe Xhonson për “një kumtesë krejtësisht të papritur për shtyrje të dërgesës së vaksinave të saj në BE”.

Informacioni vjen pas kumtesës së djeshme nga Xhonson dhe Xhonson se do ta shtyjnë dorëzimin e vaksinës kundër Kovid-19 në Evropë për shkak të frikës se në raste të rralla, marrësit e vaksinës mund të zhvillojnë mpiksje të gjakut. ls/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail