Zelenski bisedoi me Merkelin dhe Makronin për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës

Kiev, 12 tetor 2021 (MIA) – Në prag të samitit me Bashkimin Evropian, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dje realizoi biseda me kancelarin gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron për zgjidhje të konfliktit në Ukrainën lindore.

Tema e bisedave ishte edhe samiti i mundshëm me presidentin rus, Vlladimir Putin në të ashtuquajturin “Forum normandik”, lajmëroi zyra e presidentit Zelenski në Kiev.

Edhe Putini bisedoi me Merkelin dhe Makronin, kumtoi Kremlini dhe shtoi se është dakorduar që plotësisht të shqyrtohen kushtet për takim të përbashkët.

Qeveria gjermane kumtoi se është dakorduar takim i ministrave të jashtëm, ndërsa Pallati i Eliseut se takimi i tillë duhet të mbahet në disa javët në vijim.

Ukraina në rajonin e saj lindor të Donbasit tashmë disa vite po lufton kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, ndërsa deri më tani në këtë konflikt janë vrarë mbi 14.000 persona, thekson Kievi zyrtar.

Në Kiev sot mbahet samiti i 23-të BE-Ukrainë në të cilin do të marrin pjesë kryetarja e KE-së, Ursulla for der Lajen dhe kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, Në bisedime duhet të dominojë situata në Ukrainën lindore. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail