Llajen: Fajzer duhet ta adaptojë vaksinën e llojit të ri Omikron

Rigë, 29 nëntor 2021 (MIA) – Fajzer duhet ta adaptojë vaksinën e saj kundër koronavirsit të llojit të ri Omikron në afat prej 100 ditëve, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Usula fon der Lajen në konferencën për media në Rigë.

Angazhimi për adaptimin e vaksinës është përfshirë në marrëveshjen e tretë me Fajzer, me të cilën KE-ja paralajmëroi edhe 1,8 miliardë doza të ilaçit.

“Gjatë dy javëve të ardhshme deri tri javë, shkencëtarët do të grumbullojnë informacione për llojin Omikron që të marrin pasqyrë më të saktë për atë se sa e rrezikshme është lloji i ri i koronavirusit”, theksoi kryetarja e KE-së.

Ajo shtoi se në të njëjtën kohë Evropa duhet t’i përforcojë vaksinimin dhe kushtet sanitare.

Llajen theksoi se planifikon formimin e Qendrës për Analizë të situata në sferën e propagandës dhe kërcënimeve hibride.

Qendra evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve njoftoi se lloji i ri Omikron po përhapet më shpejtë dhe mund të jetë më rezistues në vaksinat. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail