Numri i rasteve të vdekjes të lidhura me drogën në Angli dhe Uells është rritur në nivel rekord



Londër, 3 gusht 2022 (MIA) – Numri i rasteve të vdekjes nga droga në Angli dhe Uells ka arritur në nivel jashtëzakonisht të lartë, ku shumica prej tyre për shkak të opiateve, sipas të dhënave të Zyrës britanike për Statistikat Kombëtare.

Sipas këtyre të dhënave, vitin e kaluar ka pasur 4.859 vdekje për shkak të përdorimit të drogës, që është 84,4 raste të vdkjes për një milion njerëz për nëntë vite me radhë, shifrat kanë ardhur duke u rritur – për 6,2 për qind më shumë se vitin e kaluar, që është edhe numri më i lartë që nga fillimi i vendosjes së të dhënave nga kjo sferë në vitin 1993. Zyra britanike për statistikat kombëtare kumtoi se tendenca e përgjithshme rritëse gjatë dekadës së fundit ishte kryesisht për shkak të vdekjeve nga opiatet, por edhe ato që përfshijnë substanca të tjera si kokaina.

Shifrat përfshijnë abuzimin me drogën dhe varësinë, vdekjen aksidentale, vetëvrasjen dhe komplikimet nga substancat që shkaktojnë varësi fizike ose mendore, si dhe droga me recetë dhe pa recetë.

Rastet e vdekjes nga droga janë rritur për 81,1 për qind që nga viti 2012, kur kishte 46,6 raste të vdekjes një një milion njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail