Bajden: SHBA nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj Ukrainës



Uashington, 30 shtator 2022 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden mbrëmë premtoi se SHBA-ja nuk do t’i njohë kurrë pretendimet territoriale të Rusisë ndaj Ukrainës, pasi Uashingtoni po përgatit një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë pas aneksimit të territorit të ri ukrainas.

Duke folur para liderëve të vendeve ishullore të Paqësorit, Bajden i dënoi referendumet e mbajtura nga forcat pro-ruse në zonat e Ukrainës si një “mashtrim absolut”, duke shtuar se “rezultatet janë shpikur në Moskë”.

SHBA po punon me aleatët për sanksionet që do të vendosen pasi Rusia të aneksojë zona të reja ukrainase.

Presidenti rus Vladimir Putin do të zyrtarizojë sot aneksimin e 15 për qind të territorit ukrainas dhe do të kryesojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në Rusi.

Përgjigja e SHBA-së pritet shumë shpejt.

“Dua të jem shumë i qartë për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë, kurrë, kurrë nuk do të njohin pretendimet ruse ndaj territorit sovran të Ukrainës”, tha Bajden.

Sekretari shtetëror amerikan Blinken tha se rezultatet e referendumit për pranimin e rajoneve të okupuara të Doneck, Luh=gansk, Herson dhe Zaporozhje në Rusi “nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”.

“Rusia dëboi një pjesë të madhe të popullsisë nga zonat që pushtoi, ndërsa detyroi qytetarët e Ukrainës që mbetën të votonin nën kërcënimin e armëve nga frika për sigurinë e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur”, tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail