Stoltenberg: Kemi nevojë për armatë të fuqishme dhe të përgatitur gjermane



Berlin, 1 dhjetor 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Gjermanisë që të vazhdojë t’i përforcojë forcat e saja të armatosura, në kushte të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

“Vendimi i Gjermanisë për rritje të dukshme të shpenzimeve për mbrojtje është historik me investime në aeroplanë të rinj ushtarakë, helikopterë, anije dhe nëndetëse”, tha Stoltenberg para pjesëmarrësve në konferencën e sigurisë në Berlin.

“Kjo është me të vërtetë kthesë, e cila e reflekton mjedisin tonë të ndryshuar të sigurisë”, tha ai duke aluduar në luftën ruse kundër Ukrainës.

“Kemi nevojë për Bundesver të fuqishëm dhe të përgatitur. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Gjermanisë, është e rëndësishme për sigurinë e Evropës dhe e rëndësishme për sigurinë globale”, tha Stoltenberg i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e industrisë së mbrojtjes në Gjermani.

Duke folur për situatën në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje që të vazhdohet dhe të përforcohet mbështetja.

“Nuk duhet ta nënçmojmë Rusinë. Raketat ruse dhe fluturaket pa pilot vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, civilët dhe infrastrukturën kritike, duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore me fillimin e dimrit”, tha ai.

Stoltenberg e përshëndeti ndihmën financiare, humanitare dhe ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, duke thënë se ajo bën dallime në fushëbetejë.

Ai e shfrytëzoi mundësinë që ta përsërisë thirrjen e tij për tu bërë peng në rrugën e regjimeve autoritare si Rusia.

“Nuk mund të ketë paqe të përhershme nëse fiton agresori, nëse shtypja dhe autokracia mbizotërojnë mbi lirinë dhe demokracinë. Kështu, mënyra më e mirë që të mbështetet paqja e përhershme është që të mbështetet Ukraina”, tha njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail